TEKSTI ORIGJINAL

Koautorë:demir krasniqi e besim limani

e, heu, kur e dridhi, more, telin çiftelia,
hej, seç mi preku, o, hej, ndjenjat e mia,
heu, ç’ mu kujtue, more, oh, po nanë shqipnia,
eu, ç’ mu kujtue, more, oh, vendlindja ime,
eu, fushë e mal, more, të kosovës trime!...

e, heu, unë këtë kangë, more, hej, që jam tuj knue,
hej, askund vargjet, besa, s’ia kam shkrue!
oh, po m’ knon shpirti, more, çfarë po ma thotë zemra,
oh, shpirt e zemër e mallkojnë vetmin-e,
eu, qofsh mallkue, more, hej, i ziu mërgim-e!

e, heu, përtej malesh, oh, more, përtej deti –
oh, rininë time, hej, e muer kurbeti!
hej, do t’ ia marr, more, hej, krahët shqiponjës –
oh, do t’ ia sjell, more, hej, kangët kosovës!
heu, kur t’i knoj, more, hej, kto kang’t e mia –
hej, para syve, oh, më del vendlindja!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024