TEKSTI ORIGJINAL
Kukulla e lodra plot oborri –
Mbesën time, kush ma mori?!
Letra, ngjyra, lapsa kimikë –
Mbesa, m’ shkoi për Amerikë!
Një n’ atë skutë e një n’ atë qoshe –
Shtëpia n’ heshtje mbeti boshe!
Papagajtë kanë ra në heshtje,
S’ ka miklime, s’ ka buzëqeshje!
Në vetmi mbet papagalli –
Zjarri n’ gji më djeg nga malli!
N’ përqafime kush bënë gara?
Kush m’ i hapë dyert e para?!
Zgjaten duart e përshëndetjes,
Hije e rëndë i ra buzëqeshjes!
Aeroporti edhe sot,
Si përherë, u la me lot!
N’ 5- vjetorin e Ditëlindjes –
Rruga e mbarë i them Anilës!
Rritu mbesë, me shtat si pip –
Herën tjetër, na flet shqip!