TEKSTI ORIGJINAL

Dy sy pikojnë gjak
dy sy pikojnë dhembje
dy sy një trishtim
për të kaluarën e pa kthim.

Një natë e heshtur e përlotur
për të kaluarën e pa vorrosur.

Për të kaluarën
qe gjithnjë në mendjet tona
për të cilën vuajtën
shumë jetët tona.

Shikimet u tretën
në të kaluarën e largët
në gjumin pa ëndërra
në jetë varfërie
në jetë pa kurfar dashurie.

Dy zemra pikojnë dhembje
dy zemra pikojnë vesë
si lulja pa erë
dashuria që vdes.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024