TEKSTI ORIGJINAL

Në fund të rrugës një kafene
Një ngricë e një diell e një re.
Një strofull dhe një pritje me nge.
Në kafene një ogurzi
Mbërthyer në raki
Bën dasmë me vete
Derdh lot
Si sot motmot
Një gotë me shokë
Shumë gota me fund
Mbushur rrym
Të thata
Shtrëngata...
Në fund të rrugës
Një kafene
Ku pihet raki vrer
Dhe kafe e zezë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024