TEKSTI ORIGJINAL
Nënëmadhe moj
Djali dëshmor të ka rënë
Me zemrën barot
Me flakë prej gojës
Me fjalën kushtrim
Me frymën ÇLIRIM.
Duron Nënëmadhja
Për Mëmëdhenë
Vdekjet pa lotë i ka përcjellë
Gaton lirinë me flakë këndellë
Se nuk qahet trimi
As që vajtohet Atdhetari
Ai bekohet edhe kur bien
Në pellgun e burrërisë së nderit
I këndohet me Lahutën e rapsodit.
Të këndon Nënëmadhja pa lotë
Bir!Hero i pavdekshëm për mot
Nuk shterret djepi i trimërisë
DJEMT e NËNËMADHES
Anë e kënd Shqipërisë.