TEKSTI ORIGJINAL

Dimri me borën posi qefin
Fëmijtë e qingjat, shtojnë gëzimin
Përmallen me borën e acarin
Nisin e ndërpresin dëfrimin
Mblidhen tufa-tufa
Në livadhe e kodra lozin
Rrëshqasin me urra-urraaa...
Durimi është për ata.

Fryn Murrlani me stuhi
Urra-urra-të, ndalen
Hej!Mjafton më.
Të lodhur ulen e pushojnë
Qengjat flejnë
Fëmijët detyrat t'i bëjnë
Përrallat e gjyshit t'i dëgjojnë
Dhe në gjumë qetë të shkojnë.
Bagëtitë ujë të pinë
Egërsirat zabeleve të ulurijnë
Dimër është Dimër
Dhe mirë se vjen
Edhe në kopshtin tonë
Pritet pranverë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024