TEKSTI ORIGJINAL

Sizifi i kaloi symbyllur
Mbi lumenj të vërshuar
Njëmijë ura.
Dhe në asnjërën s'u pengua.
Dhe në asnjërën s'u rrëzua.
E mbeti përsëri Sizif.

Rifi tërë jetës së lume
Symbyllur kaloi
Tërë urat që i dolën përpara.
Dhe gjithnjë u pengua
Gjithnjë u rrëzua
Gjithnjë doli hundëthyer.
Por kurrë nuk u ndal.
Nuk i pa lumenjtë që kalonin nën ta.
E nuk diti në ç'udhë çonin.
Pengohej e rrëzohej
Por sytë nuk i hapte.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024