TEKSTI ORIGJINAL

Stinët ndërrojnë netët
në kalendar, s'ndërrojnë rrugët
për t'pagjumët mërgimtarë
rrugë dje
rrugë sot
Evropën e mbushëm plot -
kohët ia mbathën brenda natës
lum i forti në baltë btë shtrëngatës
rrugë dje, rrugë sot
Evropën e mbushëm plot
mërgimtarë e plagë e vrragë
t'pagjumët ne
si sot si dje.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024