TEKSTI ORIGJINAL

Ndal!
Furtunë ndal!
S'ke ku shkon
S'më thyen dot
As s'më gjunjëzon

Gjurmojeni rreze-artën
Përmes shiut-breshrit
Përmes mjegullinës-rrufeve
Përmes shpatave-maleve
Përmes barotit-zjarrit
Përmes errësirës Polare
Kurrë s'heshtim ne
Për një emër - ATDHE

Varrosur dhunën
Mbjellur farën
Tapi-fisnikërinë
Lashtësi-Historinë
Për midis furtunës
Me Atdhedashurinë
Fitojmë LIRINË.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024