TEKSTI ORIGJINAL

Shqipëri janë gjitha trojet
Nga i shkeli Arbëria
Kot mashtrohen uzurpatorët
Mbi to të drejtë kanë shqiptarët
Ja u dhuroj, vet Perëndia

Këtë e ditën Fuqitë e Mëdha

E ke të njohur Evropë moj mike
Tërë hapësira gjeografike
ku flitej gjuha shqipe
, ishte Shqipëri etnike.

Me ardhacak e Supërfuqi
Na bënë padrejtësi
nëpër histori
se tokën tonë e kishin lakmi.

Pesë shekuj robëri
në çdo cep të tokës
ku quhej Shqipëri
na pushtuan mbretër
vezir e spahi.

Por shqiptari, qëndresë bëri
kurrë se lëkundi dushmani
nuk u tremb nga Romani, as Veneciani
as turk Sulltani, as shkja dushmani

Na i pushtuan fusha
lumenjë e dete
na ndanë nëpër vilajete
mbi ne vërsulen, sulme e tërmete

Tokën tonë, donin të e sundonin vet
donin të na linin analfabet
pa pushtet
pa emër e identitet.

Shqiptarët u pushtuan
por nuk u nënshtruan kurrë
u betuan në zot
komb edhe Flamur.

Tytën ia zbrazën
pashait, krajlit, e bejt
në mbrojtëjen e atdheut
burra, gra, të moshuar e të ri
Sakrifikuan për një Shqipëri

E ngjyrën e gjakut
ia dhuruan dheut
Nuk lejuan të na rrëmbenin
Tokën e Skënderbeut

Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
sakrifikuan jetëra
të na e sjellin Lirinë

Për të shejtën
jemi djegur e vra
ledhatoheshin pushtuesit
me Fuqitë e Mëdha
Me na nda e përqa

Shqiptarët trima, e mendjehollë
më 1912, mu më 28 nëntor
Lirisë i vuan kurorë
Në Sheshin e kuq në Vlorë

Shqiptari në çdo vis, thërriste shqiptarin
Pavarësisë të i shkruaj kalendarin
Së pari shpërtheu nga gëzimi
trimi, Isa Boletini

kaloj fusha, dete, malin
të përgëzoi Ismajl Qemajlin
gëzimi e ndezi, sikur furrën
ra në gjunjë, puthi Flamurin
i dhanë besën, burri-burrit
se lëmë kombin, nën këmbë t'kaurrit

U shkri një Shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
jeton në dritë të bardhë

Shekulli vjetrohet
por të njomet gjaku
Shqipëri nënë e dashur
Liri të frymon pragu

Je më e bukura
në tërë dunjanë
gjithë shqiptarët
të kanë Nënë

Kah i kanë ndarë
me dhunë shqiptarët
kanë lindë, e lindin
Adem Jasharët
Lindin e vdesin, për nderë të kombit
Me bekimin e vendit, popullit dhe Zotit
Dy herë në histori u shkrua
28 nëntori i Kastriotit
Tani e ka radhën, nëntori i tretë
Ngado, ku i patëm të parët
Shqipëri do të jetë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024