TEKSTI ORIGJINAL

Plaku shkelte mbi det si perendite antike,
erdhi koha tha kuqeziu te valoje
pastaj zbriti nen dhe
qetesisht si te ngjitej ne re
po kur ndjeu se kreret e shqiponjes
iu kthyen njeri-tjetrit per t’i nxjerre syte
plaku pyeti: – Perse?
Perse? – pyeten dallget e paduruara te detit,
ullinjte e shushatur u shkunden: – Perse?
doli nga varri
mori udhen e Skeles
me i lire se liria,
me i ri se rinia
dhe hyri si ushtar ne greven e urise
sa here tha flamuri te jete i uritur
varri duhet braktisur
kur pane se njeriu mund te hyje e te dale
nga vdekja ne jete
nga qielli tek varri
ateistet besuan n’ate pjese te bibles
ku flitet
u ngjall Shen Llazari.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024