TEKSTI ORIGJINAL

Ne nuk jemi të parët
As të fundit nuk jemi
Më herët nesh 'të parët'
E pas të tjerë do kemi.

Nuk jemi më të mirët
Këtë ne nuk e dimë
Përpiqemi që më të mirët
Të jenë kush do të vijnë.

Koha kurrë s'ndalon
Ne veçse shënojm' librin
Sot ësht' dita jon'
Le të ndjekim ritmin...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024