TEKSTI ORIGJINAL

E ke parë detin në mëngjes
Lot aurorash
Kaltërsi e kuqe e bardhë
E përgjakur përmbytëse
Ti pret lindjen e Diellit
Unë perëndimin e klithjeve të ëndrrës
Agsholi qesh e flet
Hesht e qanë
Fllad
Këmbët i lëviz era
Era që ia zë frymën përkëdheljeve
Kur nxehen puthjet
Po digjet deti hej po digjet
Pak shi o qiell të lutem pak shi
Shikimit të vashës t’ia shuaj etjen
Djegien drithëritëse që më bën të vdes
Deti po digjet deti

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024