TEKSTI ORIGJINAL

Psherëtim shpirti
ofshamën e fshehur
mbi valën shkretirë
heshtjen ngarkuar bulerë,
rreth qafe zingjirë
... dhe buzëqeshjen e trilluar...

Dhëmbjen e përtypur
Mbi shpresat,
Vetmia kapistall i paharruar në traditë!
Ribëje zemërthyer,
Shekullin që vret dashuritë...

Pritja e bukur, errësirë,
skllavëri e pa bindur
duro zemër e mos pusho,
për ditën më të mir
je femër! Në ëndërr nis e fluturo!!!

Vrapo me erën
Ku shohin perënditë
Ribëje...
Zhgënjyer këndoja mashtrimin
Për kohën e shkuar,
...Nesër takon ngushëllimin...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024