TEKSTI ORIGJINAL

Mijera motive ne kete
muzg te kuqrremte,
fluturojne rreth teje,
Si pulebardha
ne detin e mbremjes!
Ti mungon...
Atehere motivet
shperfytyrohen ne xhinde,
e une trembem
nga ndjesimendimet e mia!!
Shembelltyra jote shfaqet
ne dallget e trazuara
e gjithe shkume te mosqenies!!

Une pirati pa bord,
i anijes fantazem,
tres veshtrimin ne kaltersine
e dallgezuar te pritjes...
Busulla shenon ne
Juglindje-Veriperendimin e asgjese..

Mijera motivet u yjezuan
ne qiellin e kalter,
plot re' te vetmise...!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024