TEKSTI ORIGJINAL

Thame, kjo eshte gota e fundit.
Por bisedat nuk kishin fund...
Mallin se shuam por e ngjallem
e mengjesi na gjeti pa gjume...

Dhe ti me veshtroje ne sy,
ne syte e mi te kalter...
Dhe une i mbytur ne raki,
a ne lot te nxehte te pafajshem...

Thame e kujtuam gjithcka,
deri dhe te vdekurit i ngjallem...
Dhe gotat i kthenim me fund,
e mallin, perseri nuk e c'mallem...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024