TEKSTI ORIGJINAL

Hapa krahët,
dhe po fluturoj.
Mbi tokën time të vjetër,
Që vetem mund ta ëndërroj

Po më ndali kush,
unë do rezistoj.
Do hap krahet e mi të artë,
dhe prap do fluturoj.

Do fluturoj mbi ty,
e do të të përshendes.
Do të të dhuroj lumturin,
që e prite për shumë vjet.

Tani më lër rahat,
se dua të fluturoj.
Dhe çdo njeriu të kësaj botë,
lumturin do ja dhuroj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024