TEKSTI ORIGJINAL

Leter a metal, sido qe m'prodhojne,
si te isha idhull njerezia m'adhurojne,
por harrojne te marret paksa te ftillohen
se idhulli do t'u kerkoi per te flijohen.

Vertete ashtu ndodhi, sic e kisha ndjere,
tashme per njerine zoti vete jam bere,
ngado qe e vertisin, sido qe me kembejne
asnje pune pa mua nuk arrijne te bejne.

Te gjithe e pranojne se paraja eshte djerse;
vertete e tille jame, e pranoj dhe vete,
ngado qe me kthen era djerse me vjen,
por ndodh nje cudi qe te le pa mend:
atyre qe nder banka me thase m'depozitojne,
atyre qe as koha s'u del t'me numerojne,
kurre s'u ka ndjere
t'u vij era djerse...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024