TEKSTI ORIGJINAL

I thyej violinat, e urrej muzikën,
I vras egërsirat, mëshiroj frikën.
I thyej ëndrrat, e urrej imagjinatën,
I vras mburojat, mëshiroj shpatën.

I thyej lutjet, e urrej mëshirën,
I vras lulet, mëshiroj shkretëtirën.
I thyej zemrat, e urrej dashurinë,
I vras ndienjat, mëshiroj vetminë.

I thyej fjalët, e urrej komunikimin,
I vras djajtë, mëshiroj besimin.
I thyej dashuritë, e urrej dashurinë,
I vras mbretërit, mëshiroj njerinë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024