TEKSTI ORIGJINAL

Mbame afer,
nuk dua te qaj,
sot serish lotova,
per dashurine time pa faj.

Perqafome sonte,
nuk dua te ndjej vetmi,
i embel shikimi yt,
sec me ndez brenda nje zjarr te ri.

Puthme deri ne agim,
nuk dua larg te jesh,
mbaron kenga dhe zeri im,
vec mes notash muzike do te me gjesh.

Me qendro prane,
ulur mbi keto gure,
jam krenare qe nuk jam perkulur,
di te te dashuroj por kurre te behem ure.

Me pi, me deh,
shpupurisi floket e mi,
ethet e kesaj vere nuk I ndjej,
Pa te shtrenjten tende dashuri.

Serish me kupto kur te them te dua,
te dashuroj marrezisht,
por mos kerko nga une te jem dikush tjeter
me prano ashtu sic jam, e embel, e hidhur,
sic vij befasisht.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024