TEKSTI ORIGJINAL

Sa herë kam shtrënguar dhëmbët
Përtypur fjalën
Durimin
E kam shtrydh
Se përsëri nesër duhet
Përtypur edhe emrin ndoshta...

Sa herë jam lutur
Ta shkul zemrën
Emrin se përtypa
E ringjalla
Dritë i fala
Në betim të mos më përtypet
Kurrë më as emri e as fjala...

Për dashurinë njerëzore
Respekt e vlerë
Ka nevojë jeta
Prore...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024