TEKSTI ORIGJINAL

Sot u ndjeva me shumë se kurrë Prishtinë
Lëkura ime e veshur me emrin tende
Zjarri nga zjarri qe e ndjeva ne trupin tim
Dritare e hapur shpirti për ty ëndërrim

Sot me shume se kurrë isha bashke me ty
Aty ku u shënua themeli i lirisë!!!
Kërkova tej dëshirave...
Te shkruhet emri i yt me germa te pafajësisë

Sot me shume se kurrë e ndjeva dhembjen tende
Kur u shkel mbi ty dhe te zunë fryme...
U nisa drejt rrugës se dhembshëm ne mërgim
Mendje e zemër te ti i lash, qytet dëshirash Prishtinë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024