TEKSTI ORIGJINAL

e shtrëngoi sërisht në gjoksin e rrëgjuar
si fsheh sorkadhen një kulpër
nga vdekja e ujkët në pyllin e tejmë.

nuk kishte më fuqi për lot
buzë mbrëmjeje në Kalkutë
çadrave ngjyrashuar bashkë me diellin
vetëm ca lutje
rruazoret e shpresës përkëdhelin
sfilitjen e imagjinatës mbi dremitjen
e dromcave të ndërgjegjes

kullesë lebroze - mollëzave fatëbjerrura
humnera të gjelbra
skalitur në buzët e tretura të malarjes

aty ku Zoti ka vënë barkun
një thes i fryrë nga ofshet
e më të vërtetës prej urive
dhe fryma e një shenjtoreje.

pëshpërimat kanë krahët
më të fuqishëm për tek Ati,
ndaj s'ishte më lot
veç ëngjëj të bardhë që vinin kompresa
ëndrrash azhur-kaltër
dhe fryma e një shenjtoreje.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024