TEKSTI ORIGJINAL

Në ç’portë balade të kërkoj
Të mbushem zëra perëndish
Gjer dhimbjen tënde ta provoj
Atje ku gdhënd e flet sërish!?

Si rrodhën vitet miku im
E brengat s’patën fund së gjalli
T’u bënë sytë Perëndim
Jeta t’u sos në shtigje malli!

Heronjtë që fort’ i mban në gji
Në kohë pritash, roje nderi
Drama e dajove karshi
Ulet mbi supe, hark ylberi

Ajkuna jote del në shkallë
“Golemja”- veshur dritë hëne
“U derëzeza, djalë o djalë!”
E drithma bëhet iso kënge

Mbi degë të brishta metaforash
Zogjtë e vendlindjes tok të rrinë
Magji e fjalës homerike
Rilind Naimin dhe Saminë

Plot kthime ikja e poetit
Së largu dukesh më i rëndë
As penë, as fjalë;
Tiran’ i egër i pushtetit
S’t’i ndali dot sa qe në këmbë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024