TEKSTI ORIGJINAL

Të kujtohet Arbëre fuqia e zjarrtë
Natën e verës kaluar në përrue
Më dashte egër dhe mu vërsule
Vetëm ti ndjesinë time e pasurove.

Pastaj u humbe në kohë
Më la në vetmin e ftohtë
Sytë e mi bredhnin rrugëve kotë
U shue shpresa në mol.

Errësira e tmerruar nga pamja jote
Më përshëndeti kokëulur e turpëruar
Vuajti pa mas gjatë rrëfimit
E lehtësuar u largua përtej pikëmajes.

Më goditën akullnajat e Arktikut
Më përbiu deti i Atlantikut
Gjëmuan malet shkrepën stepet
Ndjenjat shpërthyen në pambarim.

Humbi bota ajri u zhduk
Lumenjtë u shterën oqeanet u ngrinë
Stina e shirave u dorëzue
Dëbora lartë në Alpe humbi lavdinë.

U ktheve sërish e leckosur
Zbrazët gjysmë e shkatërruar
Mblodha fuqinë dhe arnova djepin
Strofullën e dashurisë intime.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024