TEKSTI ORIGJINAL

Largëpamës i zbehtë
Me dijeni të kufizuar
Si shiu I verës
Avullohet në moment.

Është njeriu
Me elemente negative të gjata
Futet vend e pavend
Në vende shumë të ndaluara.

Me shije të bukur stërholluar
I etshëm për mbi sulm
Shkel me dy këmbë dhe shkelmon
Parimet njerëzore humane.

Zbutet pa mas
Në shenja e para të dhimbjes
Kaplon frika dhe e tmerron
Vërshojnë lotët dhe mposhtin.

Kërkon ndihmë si burravec
Askush nuk e kthen kokën
I shkreti dhe I gjori
Humbet në stuhinë me rërë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024