TEKSTI ORIGJINAL

Shiqoj vetmin tënde ekstravagante
Reflektim i ndërgjegjes së pasur
Edukuar në kështjella monumentale
Jetë përrallore i thojnë.

Armatosur me qëndrimin e palëkundur
Si formacion shkëmbor detar
Sjellja e qëndisur
Në kuzhina elegante botërore.

Do doja të fisnikërohem
Në kopshtin tënd magjepsës
Të pajisem dhe vishem
Me nota të madhështisë bujare.

Rrugët e trasuara elegante
Zbukuruar me njohje dhe dashuri
Derdhur në shkëmbinjtë familjar
Gjeneratë pas gjenerate.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024