TEKSTI ORIGJINAL

E diel e shkëlqyer
Jo si çdo ditë e diel
U takuam në mëngjesin e hershëm
Në Ralinin tone pitoresk.

Na pritnin dielli hija dhe bukurija
Familjarët e dashurë
Natyra e çiltër
Mirëpriti ardhjen tonë.

Vendi ëndrror dhe përrallor
Burim i pastër mjedisor
Pasurojnë peisazhin natyrë
Në Marashin tonë.

Batanijet e shtruara
Hija na fton me përmalluar
Afër burimit të ftohtë
Shijojmë madhështinë e lumbardhit tone…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024