TEKSTI ORIGJINAL

Rruga yte e pluhurosur
Mbushur me mëri
Blinduar ecish në anën e majtë
Dora e djathtë sjell shpatë.

Furnizuar me derivat urrejtje
Prej djepi gjer në rini
Rrugëtimin në bjeshka e dete
Gjer në shenjtin e të shenjtit.

Rrethuar me shigjetarë
Dhe magjistarë arkaik
Urrejtja si përcjellje besnike
Buronte në gjirin e tij.

Në lindjen dhe perëndim
Urrejta poashtu i mirëpret
Kokat-gjaku derdhen
Në lumin e turpit.

Historia dhe shekujtë quditen
Për shkatërrues dhe dëmtues ziliqar
Gjaku ndërron ngjyrën
Për ambicie të sëmurë mental.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024