TEKSTI ORIGJINAL

I dashuruar në ujin pasqyrë
Me komleks melankolie
Kujdes të tepruar
shpërthen narcisoidi rrethinën.

I pashëm
Endet në kopshtin e kënaqësisë
Flokët e lyrosur
Si lesh i kafshëve vallëzon në ajër.

Frymon lirshëm
Në ambientet pesëyjëshe
Rrugën e ka të shtruar
Me sedef dhe xhevahir.

Udhëton askend nuk e ofendon
Shkel fortë nuk cenon
Vazhdimisht kritikojnë
Në rrugën e tij tani nuk mëkaton.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024