TEKSTI ORIGJINAL

Të ftohtë bjeshke,
Ulurimat e ujqëve ushtojnë në çdo anë,
Qielli i pushtuar nga stuhia,
lisat po tunden,
As degët s'po i mbajnë.

Ftohtë.
Xhamat të mbështjellur nga akulli,
Po kërcasin si trokitje në derë,
As ajo nuk mungoj.

Ftohtë.
Hëna mungon,
Si duket stuhia e mbuloj.

Ftohtë.
Dredhjet e erërave duken si hije djajsh,
Ftohtë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024