TEKSTI ORIGJINAL

...zërat tingëllojnë aq qetësues në këtë agim madhështor
Dielli si kurrë më parë të pasuron
Kafja e mëngjesit ritual hyjnor
Thua se je e vetmja në këtë bukuri.

Turpëruar nga shkëlqesia e juaj
Mimoza lulja e pranverës të shikjon
Sytë nguliten në freskinë tënde
Dorëzon me krenari flamurin e bardhë.

Krahëlehtë zogjtë xheloz tubohen
Magjepsur nga epshi i dhuruar
Të përshëndesin cicërrimat mirëseardhëse
Engjujtë të përkdhenin butësisht.

Eja vashëz e bekuar natyrë
Të rrugëtojmë vetmuar shtigjeve të oqeanit
Në lagunën e princeshës ndërtojmë kasollën
Dorëzohemi ëndjeve të trupërave të njom…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024