TEKSTI ORIGJINAL
Unë kthehësha i turpëruar
falje kërkoj tek ti nënë
ti më shihje të pafajshëm
përsëri më doje pa ndryshuar fare.
Me plot probleme
përsëri kthehesha tek ty
ti më falje e mbështetje mua
Sa lehtë ma fshije lotin në sy.
Unë i thyer shpirtërisht
Unë i thyer moralisht
përsëri kthehesha tek ty
ti më besoje e mbështetje verbërisht.
Ku nënë?
Mbështetje a kam diku?
Përballem me jetën?
e sot vetëm unë...
Më fal nëse të thash JO!
Më fal nëse veproja ndryshe nga këshillat tuaja!
Sot përkrahje!
Ku nënë?