TEKSTI ORIGJINAL

Qindëra dështime zvarriten korridoreve të qytetit
Rrugëve pa dritë
Lodhur nga durimi i stërngarkuar i gjatë
Dorëzohen dështimeve të pakuptimtë.

Janë të bezdisur zbrapsur pa shpresë
Tepër zhgënjyer
Enden në pafundësi helmuar raskapitur në tmerrin e jetës
Gënjeshtratë kanë mbërthyer.

Kërkojmë rrugë medet dalje tej rrugëve malore
Lumenjtë nuk i ndalin
Kërcënimet e pasanikëve masterëve dhe doktorave
Mbulojnë qiellin.

Kampet e shumta stajat e papastërta të përqëndrimit
Janë pranë avarit nervor
Si enë e madhe depo e mbushur eksplodues e ngarkimit
Prerë janë ëndrrat fëmijëror.

Pas shpine ndëgjohen fjalët e urrejtjes mërisë të helmuar
Uli kokën poshtë
Rruaj qetësinë e brishtë tentoj të mos jem i turpëruar
Më tradhton një pikë-lot.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024