TEKSTI ORIGJINAL

Lehte një qen i zi,
të të priste rrugën
Ti, përpara nxitoje...
Të hapi andralla pafund shtëpia e tij nën udhë
Jam i vetëm, më thoshe, jam pa krahë,
m’i preu lufta,
fotografitë e varura në mur më tregoje!

Mbrëmjet,
të vishnin mushamanë në ngjyrën e muzgut
tek ruaje sinoret sy e vesh,
ndërsa mëngjesi të gjente në tokat e tua
Lëroje dhe farën e re mbillje çdo vit
Hambarët rrinin plot.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024