TEKSTI ORIGJINAL

Ta njoh fytyrën
Kur qan e kur qesh,
Edhe tingullin e zemrës suaj
Unë ende di ta përshkruaj.
Të njoh si vallëzon, si këndon,
Të njoh edhe si vajton,
Të ndjej dhe kur ëndërron,
Të njoh edhe kur nuk më do.
E di mirë sa ke punuar,
Gjithnjë mbi mua ke pushuar,
E di vendin ku je duke jetuar
Një natë hëna ma ka treguar.
Nëse më s’të shoh,
Për ty do të bëhem rërë,
Do të bëhem tokë, e përsëri
Në një varr, do të bëhemi shokë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024