TEKSTI ORIGJINAL

O engjëj, ju jeni
Degë e trupit tim,
Ju që po shkëlqeni
Në perëndim.
Ju jeni tingujt
E zemrës sime
Që më mbani në jetë,
Unë jam e ëma juaj e vërtetë.
Ju jeni rreze dielli për mua,
Ju jeni yje, jeni hëna
Që natën ma bën dritë,
Për ju lotoj natë e ditë.
Ju lus, çdo verë
Të më vizitoni dhe shqip
Të vallëzoni e të këndoni,
E zemrën të ma gëzoni.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024