TEKSTI ORIGJINAL

Ulur në bistron mistike
Tek likeni i mjellmave
Bardhësia verbëron shkëlqimin
Ajo zellin më fascionon.

Mundohem të ndeshem me sytë e saj
Të lexoj bukurin yjore
Ajo me mjeshtri të rrallë
Tejdukshëm më anashkalon.

Papritmas ngulit shikjimin
Këmbëngulsia më frikëson
U struka i shtangur
Sytë kërkuan ndihmë kah dritarja.

I fsheha sytë për tu mbrojtur
U mbledha nga zjarri i saj
Kruspull qëndroja palëvizur
Para mbretëreshës shigjetë.

Afrova dorën kah gota
Gishtat e saj strehuan të miat
Dridhurat më mbuluan
Engjëllusha hyjneshë më mposhti.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024