TEKSTI ORIGJINAL

Përkujtoj Krujën
Nëntorin e parë
Skenderbeun me shpatën
plot zjarr
Ngriti flamurin kombëtar
Përkujtoj Vlorën
Nëntorin e dytë
Kur Ismail Qemali ngriti flamurin
Qe per shume vite e kishim pritë
Përkujtoj Prekazin
Nëntorin e tretë
Kur Adem Jasharin
E solli nëna Zahide n'këtë jetë
Sa herë vjen i njëmbëdhjeti muaj
Valon flamuri në Krujë
Për qdo Nëntor
Valon flamuri n'Vlor
Për qdo mars
Valon flamuri n'Prekaz
Flamuri me shqipen krenare
Valon ne tërë trojet shqiptare

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024