TEKSTI ORIGJINAL

Prap më erdhe, e dashur, ti sonte
Më erdhe si në ëndrra
Zemra ime të kërkonte
Se donte fjalët e ëmbla.

Fytyra të shkëlqente si drita
Si drita që kurrë nuk shuhet
Dhe dola shpejt e të prita
Në shpirtin tim të ruhet.

Më erdhe, e dashur, ti sonte
Me erdhe si në ëndrra
Zemra ime të kërkonte
Se donte fjalët e ëmbla.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024