TEKSTI ORIGJINAL

Bashkë i ngjitëm shkallët drejt lartësisë,
Ku ti kërkoje gjithmonë një çmim.
Unë kurrë s'iu ndava poezisë,
Rreth saj e ndërtova fronin tim.

Ti e doje gjithmonë çmimin e parë,
E unë nektarin e vargjeve poetike.
Ti more shumë medalje me ar,
Unë s'iu ndava vargjeve romantike.

Unë edhe sot s'i ndahem poezisë,
Dua nektarin e vargjeve me vete.
S'pretendoj majat e lartësisë,
Veç brenda vargjeve të mbetem.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024