TEKSTI ORIGJINAL

Nënë, me dhimbjen sa malet,
Që çdo ditë qan me zë.
Dhimbja e shpirtit s'ndalet,
Për të birin që s'vjen më.

Ti çdo ditë shkon në varreza,
Dhe derdh lot mbi varr, si lumë.
Nënë e veshur me të zeza,
Në zemër je nxirë aq shumë!

Dhimbjen do të ndjejmë të gjithë,
Do të ndjejmë për sa të jemi.
Loti do na djegë tek sytë,
Gjersa pranë varrit të vemi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024