TEKSTI ORIGJINAL

Shpesh me vije në vargjet e mija,
Në vargjet e mija që shkruaj do ditë,
Në çdo varg a strofe në të gjithë poezinë,
Më shfaqet përpara vështrimi yt.

Vështrimi yt’ mbushur dhimbje e mall
Më bën që të hesht e të mos gjejë më fjalë,
Vargjet në letër përgjysmë më kanë mbetur,
Sytë e tu që shfaqen, vargjet mi kanë tretur.

Dhe ti sonte në këtë natë, ma shtove mërzinë,
Ndej mall për ty sonte tek po shkruaj,
Letrën e shkarravita, dhe e lash poezinë,
Por prape i nisa vargjet, qe mallin ta shuaj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024