TEKSTI ORIGJINAL

Si një shqerkë
e gjakosur,
lëshuar
mbi shtratin e shpresës
Sytë e mi të shuar
shohin ngadhnjimtar
një hije.
… Sheh shpirti im ! …
Si një drenush
e çalë,
vrapoj
mbi të plasaritur ëndërr
Sytë me lot
shohin ngadhnjimtar
një hije.
… Sheh shpirti im ! …
Si një zog
pa zë
Fluturoj mes ajrit të bardhë
shoh një re
mban sytë e mi
Duar, këmbë –gjymtyr,
me planete
Lëvizin lehtëshëm
dergjur mbi tokë
ngritur mbi orbit.
… Sheh shpirti im ! …

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024