TEKSTI ORIGJINAL

Ah dashuri
Ne magjine e endrrave me terhoqe
Me vellon e ndjenjave me mbeshtolle
Me fute thelle ne shpirtin tend
Dhe me fjale te embla me fole

Si nje nene e mire
Qe ne gji femijen shtrengon
Ashtu dhe ti dashuri
Me ze te embel me kendon

Kengen me te bukur
Qe asnjehere se kam degjuar
Dashuri nga ty e mesova
Ne jete per ta kenduar

Ah kurre nuk do doja
Kjo kenge te mbaronte
Qe ne boten e vuajtjeve
Ti dashuri te me dergoje

Ne detin e terbuar
Me dallget e perbindshme
Shpirtin te ma mposhtin
Me pikellim dhe trishtime

Prandaj dashuri
Ti fort me shtrengo
Me ndjenjat e embla
Ti shpirtin ma ledhato

Ne detin e kaltert
Ne ujrat e kulluar
Nen rrezet e diellit
Te jetoj gjithmone e lumturuar

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024