TEKSTI ORIGJINAL
Një shekull ka ikur që kur i shkrove vargjet vetë
Dhe grushti që malit i dhe ti
Sot padrejtësi e varfëri i ke kudo poet
Mali kërkon grushtin tënd përsëri.
Nga të gjitha, ti, or gjigant, që shkrove,
Sot unë as presje, as pikë s'i heq dot.
Me vargjet e tua të ligjtë i revoltove,
Siç bënë atëherë, po revoltohen dhe sot.
Nuk e kam fuqinë që ka vargu yt,
Që si dikur mbi kokë t’u binte.
Do t'i godisja dhe unë këta të pashpirt,
Veç padrejtësi të mos kishte.