TEKSTI ORIGJINAL
Në kurbet më shpuri halli
u ndava nga shoqëria,
nuk duroja dot nga malli
i derdhja lotët si krua.
Dhe ujët më bëhej halë
dhe lemza nuk më pushonte,
si një kazan me valë,
s`kish doktor të ma shëronte.
Trupin seç e bëra copa
dhe gjak më kullonte zemra,
nuk ka ç`më duhet Evropa,
kur e gdhij natën me ëndrra.
I huaji më bërtiste,
më pështynte e më tundte këmbët,
ku më shpure bukë e shkretë,
duroja e shtrëngoja dhëmbët..
Më mirë të eci mbi gurë
se mbi asfalt të Evropës,
mos më shkeltë këmba kurrë
se më dridhen leshtë e kokës..
U ktheva në baltën time
këtu dhe sikur të vuaj,
është e ëmbël çdo thërrime,
s`durohet pështymë e huaj...