TEKSTI ORIGJINAL

Mos harro kush të dha emër!
E të mësoi t'i hedhësh hapat e parë
Cilët të thirrën për herë të parë "zemër"
Kush me ty ka qeshur edhe ka qarë.

Ata që punuan fort me dy duar
Deri sa djersët u rridhnin si lumë
Të ardhmën tënde, me mundë e ndërtuan
E tërë jetën sakrifikuan shumë.

Prindërit, që për ne s'bënë gjumë
Në zemrën tonë do jenë përherë
Se na deshën e i deshëm aq shumë
Prindërit tanë gjithnjë me vlerë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024