TEKSTI ORIGJINAL

Si hijenat e uritura, Diellit iu vërsulen
Kush më shumë që ta kafshojë
Rreth tij, si gardh të gjithë u ulën
Që rreze ngrohtësie të mos lëshojë.

I vriste ndriçimi i rrezeve të tij
E nga çdo anë e mbulonin me re
Donin, në katër stinët të binte veç shi
Të kishte bubullima, vetëtima, e rrufe.

Dhe Diellin, jo, nuk e vrisni dot
S'e vrisni dot, domosdo
Sado të përpiqeni, e keni kot
Dielli ngroh dhe vetëm ngroh.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024