TEKSTI ORIGJINAL

Në thonjtë e erës,
u thye dhe një ditë...
Orët perënduan,
si një palë sy të lodhur...
Rimë i numurojmë
si pleqtë tespitë,
çastet që vdesin,
nga kjo jetë e rëndomtë...
Dhe dita vrapon,
si një kalë gërmuq,
troku humbet errësirës...
S'ka mbetur asgjë nga kjo ditë,
veç asgjësë që tek asgjëja lëngon...!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024